PUBLIKOHET PYETËSORI PËR BASHKË-BËRJEN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT 2022-2024, TË PARTNERITETIT PËR QEVERISJE TË HAPUR  - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/12/2022

PUBLIKOHET PYETËSORI PËR BASHKË-BËRJEN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT 2022-2024, TË PARTNERITETIT PËR QEVERISJE TË HAPUR 

Ministria e Drejtësisë shpall për konsultim të hapur me institucionet publike, OSHC-të , grupe interesi dhe publikun e gjerë, pyetësorin paraprak për konceptimin e masave prioritare në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit, 2022-2024, të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Ministria e Drejtësisë mirëpret kontributin e të gjithë bashkëpunëtorëeve në këtë proces bashkë-bërje të Planit të Veprimit, brenda datës 18 janar 2023.

Pyetësori i plotësuar të dërgohet në adresë marko.cenaj@drejtesia.gov.al

Pyetesor per bashke-berjen e PV OGP 2022-2024