Platforma e Partneritetit të Integrimit Evropian

Çfarë është platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë. Shoqëria civile është një partner i rëndësishëm në procesin përgatitjeve të negociatave. Përafrimi i legjisclacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje cilësore dhe konsultim intesiv me të gjithë aktorët e shoqërisë.
PPIE janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian midis Ministrisë së Drejtësisë përgjegjëse për negociimin e Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kriterit Politik, dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga këto kapituj.
Tryeza ngrihen për secilin kapitull. Ato janë mekanizmi përmes së cilit përfaqësues të shoqërisë civile mund të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e negociatave për anëtarësim.

Si funksionon PPIE?

Në bazë të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 për çdo kapitull të acquis të BE-së ngrihen tryezat e këshillimit me grupet e interesit. Qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse për procesin e integrimit. Tryezat kryejnë funksion këshillimor edhe në lidhje me programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë. (Për më shumë lexo urdhërin)

Përmes PPIE synohet informimi, komunikimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e aktorëve jo-shtetërorë në proces.

Kush mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjithë organizatat e shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatat e punëmarrësve, përfaqësues të rretheve akademike, mediave dhe grupeve të interesit referuar përcaktimeve të kreut III, pika 4 të Urdhrit Nr. 113 datë 30/08/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”.

Si të aplikoj?

Të gjithë aktorët e shoqërisë të cilët kanë interes të veçantë dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushat që mbulohen nga kapitujt Kriteri politik dhe 23, dhe mund aplikojnë duke dorëzuar një letër interesi ku të shprehë qartë për cilën tryezë po aplikon dhe një jetëshkrim të personit apo grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë eskpertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat specifike.

Template CV and Expression of interest

Person kontakti për ata që kanë interes të anëtarësohen është Kristel Çifligu me adresë email kristel.cifligu@drejtesia.gov.al

Template CV and Expression of interest