NJOFTIM PËR VENDOSJEN E AFATIT PËRFUNDIMTAR TË PRANIMIT TË APLIKIMEVE PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 13/05/2020

NJOFTIM PËR VENDOSJEN E AFATIT PËRFUNDIMTAR TË PRANIMIT TË APLIKIMEVE PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Duke marrë në konsideratë rifillimin e veprimtarisë gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, bazuar në Vendimin Nr. 143, datë 22.04.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore”, si dhe duke patur parasysh që referuar Vendimit nr. 55 datë 06.02.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti”, një pjesë e dokumentacionit të kërkuar duhet të sigurohet nga OJF-të nëpërmjet gjykatës, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas njofton afatin përfundimtar për pranimin e aplikimeve për autorizimin e organizatave jofitimprurëse që do të ofrojnë ndihmë juridike parësore deri më datë 20.06.2020.

 

Për t’u njohur me procedurën dhe listën e dokumentacionit që kërkohet, klikoni këtu.

 

 

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin !