Për rishpalljen e shprehjes së interesit të kandidatëve për anëtarë të komisioneve të posaçme për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj dhe provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/08/2022

Për rishpalljen e shprehjes së interesit të kandidatëve për anëtarë të komisioneve të posaçme për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj dhe provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave

RISHPALLJE

 E THIRRJES PER SHPREHJE INTERESI TE KANDIDATEVE PER ANETARE TE

KOMISIONEVE TE POSAÇME PER PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PER
PERKTHYES ZYRTAR PER ÇDO GJUHE TE HUAJ DHE PER PROVIMIN E

KUALIFIKIMIT PER INTERPRET TE GJUHES SE SHENJAVE

Pranë Ministrisë së Drejtësisë, ne Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve te Drejtësisë, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, funksionon Sektori i Përkthimeve Zyrtare për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor dhe Certifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. Në Fletoren Zyrtare nr. 120 më datë 30.07.2021 është publikuar ligji nr. 82/2021 dt. 24.06.2021 mbi “Përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. Ky ligj ndër të tjera parashikon dhe organizimin një herë në dy vjet të provimit të kualifikimit për kandidatët për përkthyes zyrtar.

Në bazë të nenit 16 pika 8 të ligjit të mësipërm ka dalë urdhri i Ministrit të Drejtësisë nr. 192 datë 04/05/2022 “Për përcaktimin e rregullave më të hollësishme për kriteret, procedurat e përzgjedhjes së përfaqësuesve dhe funksionimin e komisioneve të posaçme, tarifat për pjesëmarrje, organizimin dhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për përkthyes zyrtar dhe për interpret të gjuhës së shenjave, si dhe procedurën e mënyrën e vlerësimit të provimeve”.

Në zbatim të nenit 6 të urdhrit të lartpërmendur, “Thirrja për paraqitjen e shprehjeve të interesit për anëtarë të komisioneve të posaçme për provimin e kualifikimit për çdo gjuhë të huaj dhe për anëtar të komisionit të posaçëm për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave shqipe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare dhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë 90 ditë përpara datës së provimit të kualifikimit të përcaktuar në urdhrin e ministrit të Drejtësisë”.

1) Aplikanti që shpreh interesin për të qenë përfaqësues në komisionet e posaçme për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj dhe përfaqësues në komisionin e posaçëm për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave, duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme si më poshtë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës, ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • të mos jetë i dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale;

ç) të mos jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës, funksionit publik ose nga puna në pozicione të tjera pranë personave juridikë privatë për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjashtim të rasteve kur kjo masë disiplinore është shuar dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në çastin e paraqitjes së shprehjes së interesit;

  1. të mos jetë kandidat për përkthyes zyrtar të gjuhës për të cilën njëkohësisht kandidon për të qenë anëtar i komisionit të posaçëm ose kandidat për interpret të gjuhës së shenjave shqipe.

Aplikanti që shpreh interesin për të qenë përfaqësues në komisionin e posaçëm për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj, duhet të plotësojë kriteret e veçanta të mëposhtme:

  1. a) për përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë dhe ministria përgjegjëse për arsimin:
  2. të ketë statusin e nëpunësit civil;
  • të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune si jurist;
  1. b) për përfaqësuesin nga institucionet publike të arsimit të lartë, që ofrojnë programe studimi në gjuhë të huaja:
  2. të jetë pjesë e personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, i angazhuar me kohë të plotë, i kategorisë lektor ose profesor;
  3. të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë profesionale në mësimdhënie në gjuhën përkatëse ose të ngjashme me të apo që lidhet me fushën e përkthimit.

Aplikanti qe shpreh interesin për përfaqësues në komisionin e posaçme për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave shqipe, duhet të plotësojë kriteret e veçanta të mëposhtme:

  1. a) për përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë dhe nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale:
  2. të ketë statusin e nëpunësit civil;
  • të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune si jurist;
  1. b) për përfaqësuesin nga radhët e interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe:
  2. të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë profesionale në interpretimin e gjuhës së shenjave shqipe, ose;
  3. të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë profesionale si trajnues i certifikuar i programit të interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe.

Përfaqësuesit nga radhët e ministrive nuk mund të jenë anëtarë të më shumë se 2 (dy) komisioneve të posaçme.

Kandidati për anëtar të komisionit të posaçëm paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues BRENDA 15 DITËVE NGA DATA E PUBLIKIMIT TË RITHIRRJES PËR PARAQITJEN E SHPREHJEVE TË INTERESIT.

Shprehja e interesit nga kandidati përmban këto të dhëna:

  1. emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindjen, numrin personal të identifikimit;
  • adresën e vendbanimit dhe adresën elektronike, si dhe numrin telefonik të kontaktit të kandidatit;
  1. përcaktimin se për cilët nga komisionet e posaçme kandidon për të qenë anëtar.

Kandidati për anëtar të komisionit të posaçëm, për të provuar përmbushjen e kritereve të përgjithshme, paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë me postë ose dorazi dokumentacionin shoqërues si vijon:

  1. kopje të mjetit të identifikimit;
  • jetëshkrimin;
  1. kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës së ciklit të dytë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të

diplomës, ose diplomën e të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njehsuar pranë ministrisë përgjegjës për arsimin;

ç) vërtetim nga institucionet dhe personat juridikë privatë ku ka ushtruar detyrën ose funksionin publik apo me të cilat ka lidhur marrëdhënien e punës se ndaj tij nuk është dhënë masa disiplinore e shkarkimit për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, ose nëse është dhënë kjo masë, vërtetim që kjo masë disiplinore është shuar, sipas legjislacionit në fuqi;

  • kopje të njehsuar me origjinalin të librezës së punës;
  1. dh) vërtetim nga institucioni ku punon kandidati;
  2. kopje të njehsuar me origjinalin të librezës së punës;

ë) formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore të plotësuar dhe nënshkruar.

Kandidati për anëtar i komisionit të posaçëm për provimin e kualifikimit, për të provuar përmbushjen e kritereve të posaçme, paraqet dokumentacionin shoqërues si vijon:

  1. përfaqësuesi nga ministra e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për arsimin dhe ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale paraqesin vërtetime nga ministria përkatëse mbi zotërimin e statusit të nëpunësit civil;
  2. përfaqësuesi nga institucionet publike të arsimit të lartë, që ofrojnë programe studimi në gjuhë të huaja paraqesin vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë që vërtetojnë se kandidati është pjesë e personelit akademik të tij, i angazhuar me kohë të plotë, i kategorisë lektor ose profesor, me përvojë profesionale në mësimdhënie jo më pak se 5 vjet, në gjuhën përkatëse ose të ngjashme me të, ose që lidhet me fushën e përkthimit;
  3. përfaqësuesit nga radhët e interpretëve paraqesin:
  4. vërtetime dhe çdo dokumentacion tjetër që provon se kandidati ka jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në interpretimin e gjuhës së shenjave shqipe, ose;
  5. vërtetime dhe çdo dokumentacion tjetër që provon se kandidati ka jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë profesionale si trajnues i certifikuar i programit të interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe, shoqëruar me dokumentacionin që provon certifikimin e tij.

Lista paraprake me numrin unik të identifikimit të kandidatëve të kualifikuar për të qenë anëtarë të komisioneve të posaçme dhe të kandidatëve të shkualifikuar publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kandidatët e shkualifikuar njoftohen me shkrim, individualisht dhe në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.

Lista përfundimtare me numrin unik të identifikimit të kandidatëve të zgjedhur si anëtarë të komisioneve të posaçme, si dhe të kandidatëve të zgjedhur si anëtarë zëvendësues publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

 

RISHPALLJE THIRRJE-PËR-SHPREHJE-INTERESI-TË-KANDIDATËVE-TE-INTERESUAR-PER-PËRFAQËSUES-NË-KOMISIONET-E-POSAÇËM-PËR-PROVIMIN-E-KUALIFIKIMIT-PËR-PËRKTHYES-ZYRTAR