NJOFTIM PËR SHTYP - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 13/11/2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të neneve 13, dhe 15, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin:

 

 

KRYEREGJISTRUES

i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

 

  1. KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIM

Kandidatët për pozicionin e Kryeregjistruesit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, si vijon:

a. të jetë shtetas shqiptar;

b. të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim public;

c. të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike;

d. të mos ketë qenë i dënuar penalisht;

e. të mos ketë konflikt interesi.

 

  1. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët që aplikojnë për pozicionin duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesën për kandidim, sipas formatit që shkarkohet këtu;

b. Jetëshkrimi i kandidatit, sipas formatit që shkarkohet këtu;

c. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;

d. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;

e. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas formatit që shkarkohet këtu:

 

 

a. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm;

b. Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore, sipas formatit që shkarkohet këtu:

c. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas formatit që shkarkohet këtu.

 

2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: konkurimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.

 

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 16 Nëntor 2017

 

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al