Mbi dokumentin e RKV/VNR:
(Draft) Raportimi Kombëtar Vullnetar i Shqipërisë për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (RKV/VNR) do të paraqitet në Forumin e Nivelit të Lartë Politik, i cili do të zhvillohet në korrik 2018, në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara, në New York. Ai konsiderohet një dokument i rëndësishëm në kuadër të raportimit mbi zbatimin e Axhendës për zhvillim të qendrueshëm dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria së bashku me 46 vende anëtare të OKB-së do të paraqesin raportimet e tyre vullnetare kombëtare në Forumin e vitit 2018.
(Draft) RKV/VNR është përgatitur me kontributin e ministrive dhe institucioneve nëpermjet një procesi bashkëveprimi dhe ndërveprimi, që synon gjithashtu të jetë sa më gjithëpërfshirës, pasi zbatimi i Axhendës për zhvillim të qendrueshëm dhe arritja e OZHQ-ve konsiderohet si një proces i gjatë, kompleks, transformues dhe gjithëpërfshirës.
Qëllimi i procesit të konsultimit:
Mbledhja e rekomandimeve dhe komenteve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, biznesi, partnerët për zhvillim, do të ndihmojë në përmirësimin dhe pasurimin e mëtejshëm të këtij dokumenti.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, në adresën: skzhi@kryeministria.al
Raporti Kombëtar Vullnetar të Shqipërisë (RKV/VNR) për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (OZHQ)
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.