Ndryshimet ne ligjin “Antimafia”, korrupsioni jo më peng i demagogjisë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/03/2014

Ndryshimet ne ligjin “Antimafia”, korrupsioni jo më peng i demagogjisë

Masat e ndërmarra kundër korrupsionit, ndër vite, nuk kanë arritur të sjellin efektet e dëshiruara, në hetimin dhe ndëshkimin e praktikave korruptive, përsa kohë korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në kuota të larta.

Përpos ndryshimeve të bëra në vitin 2012, në nenin 52 të Kodit Penal, që synon nxitjen e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë në rastet e korrupsionit, si dhe ndryshimet e nenit 75/a të K.Pr. Penale, lind si domosdoshmëri marrja e masave plotësuese, që lidhen me konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale të korrupsionit.

Në këtë frymë ecin dhe ndryshimet e bëra në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ose i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen:

–              për pasuritë e personave;

–              për pjesëmarrje në organizata kriminale/ose grupe të strukturuara kriminale;

–              pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura;

–              shfrytëzimin e prostitucionit në rrethana rënduese

–              trafikimin e femrave;

–              trafikimin e narkotikëve;

–              pastrimin e produkteve të veprave penale

Ashtu siç zbatohen dispozitat e këtij ligji për bandat dhe organizatat kriminale, për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, parashikuar në fushën e veprimit të nenit 3, do të veprohet dhe për veprat penale të korrupsionit, të cilat shtohen si vijon:

 

•             Neni 164/a “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”;

 

Këtu përfshihen personat që ushtrojnë funksion drejtues në shoqëri tregtare.

 

•             Neni 244 “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

 

Personat që ushtrojnë funksione në administratën shtetërore, dhe që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ku përfshihen:

 

  1. Sekretar i Përgjithshëm;
  2. Drejtor departamenti;
  3. Drejtor drejtorie të përgjithshme;
  4. Pozicionet e barasvlershme me të sipër-përmendurat, etj.

 

•             Neni 245 “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”;

 

•             Neni 260, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; ku përfshihen:

 

a)            Presidenti i Republikës si dhe drejtuesit e institucioneve të emëruar prej tij,

b)            Kryeministri si dhe personat e emëruar prej tij apo nga Këshilli i Ministrave,

c)            Anëtarët e Këshillit të Ministrave,

d)            Kryetari i Kuvendit,

e)            Deputetët,

f)             Drejtuesit e institucioneve të emëruar prej Kuvendit.

g)            Kryetarët e Bashkive dhe Komunave

 

•             Neni 319 “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”;

•             Neni 319 Ç/ “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”;

 

Kjo dispozite i referohet subjekteve te posaçme si:

 

a)            anëtaret e Gjykatës së Lartë

b)            anëtarët e Gjykatës Kushtetuese,

c)            gjyqtarët dhe,

d)            prokurorët në të gjitha nivelet,

  1. subjektet e tjera që ushtrojnë detyrën në drejtesi, si: oficerët e policisë gjyqësore, etj.

 

***

Dispozitat e këtij ligji, siç zbatohen për bandat dhe organizatat kriminale, do të zbatohen dhe ndaj veprave penale të korrupsionit për pasuritë e personave të afërm sikurse janë bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Sipas nenit 6 të këtij ligji, siç zbatohen dispozitat për bandat dhe organizatat kriminale për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë do të zbatohen dhe për veprat penale të korrupsionit dhe janë objekt verifikimi:

-mjetet financiare,

-pasuritë,

-veprimtaritë ekonomike,

-tregtare dhe profesionale,

-niveli ekonomik,

-si dhe burimet e të ardhurave të tyre.

Sidomos kur këta persona janë zotërues:

– të lejeve,

– licencave,

-autorizimeve,

-koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale,

-si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute,

-financime ose kreditime të çdo lloji,

-të dhëna apo të përfituara nga shteti,

-ente a persona juridikë publikë,

-organizma ose institucione ndërkombëtare,

-si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.