Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin “Kodi i Procedurës Penale“, të ndryshuar” janë përfshirë nën juridiksionin e Gjykatës për Krime të rënda veprat penale të parashikuara nga nenet:
245 “Korrupsioni aktiv i funksionareve te larte shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”,
260 “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,
319 “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
319/ç “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Hetimi dhe gjykimi nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda do të bëhet jo vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët e tjerë të drejtësisë, por dhe për funksionarët e lartë shtetërorë dhe të zgjedhurit vendorë, të cilët janë:
Subjektet, që nuk i nënshtrohen juridiksionit të zakonshëm dhe ndryshimeve të këtij ligji, janë:
Sipas nenit 141 të Kushtetutës subjektet e mësipërme, i nënshtrohen për gjykim juridiksionit fillestar të Gjykatës së Lartë, për rrjedhojë edhe Prokurorisë së Përgjithshme si kompetencë hetimi.
Përfshihen si subjekte të nenit 259 të Kodit Penal, e gjithë kategoria tjetër e nëpunësive civilë dhe që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
Në rastet e hetimit të mundshëm për veprat penale të korrupsionit, zyrtarët e kategorisë së sipërpërmendur,pra nëpunësit civilë, nuk përfshihen në ndryshimet e propozuara dhe për këta do të vazhdojë hetimi dhe gjykimi nga prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme.
Gjithashtu, nisma për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale ka konsistuar edhe në harmonizimin e legjislacionit procedural, në përputhje me ndryshimet kushtetuese, për kufizimin dhe heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë, përfshirë dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve, pasi kjo reformë nuk u shoqërua me ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale.
Për këtë qëllim, ky projektligj synon të ndryshojë dy nene të Kodit të Procedurës Penale, konkretisht nenin 288 dhe nenin 289 të këtij Kodi.
Ndryshimi i këtyre dy neneve do t’i jap mundësi organeve ligjzbatuese, siç janë Prokuroria e Policia e Shtetit që me iniciativën e tyre, të bëjnë hetime proaktive me teknika të posaçme të hetimit siç janë, përgjimi i fshehtë me mjete teknike i bisedave në vende private, përgjimi me audio dhe video, regjistrimi i numrave të telefonit, përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video, si dhe çdo veprim tjetër hetimor.
Sot, me ndryshimet e propozuara, ndaj zyrtarëve të lart që gëzojnë imunitet, mund të kryhet gjitha veprimet e mundshme hetimore, përveç rasteve, të kontrollit personal, të kontrollit të banesës, të arrestit dhe të heqjes së lirisë të çfarëdo lloj forme, për të cilat nuk mund të veprohet pa marrjen e autorizimit përkatës.
Nga të dhënave statistikore, pwr veprwn penale tw tw korrupsionit rezulton se:
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.