Ndoqëm nga afër procesin e arredimit të IEVP-së së re në Pojskë të Pogradecit! - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 15/02/2023

Ndoqëm nga afër procesin e arredimit të IEVP-së së re në Pojskë të Pogradecit!

Hapja e një burgu të ri nuk mund të jetë kurrë një lajm i mirë, por mbyllja e 4 IEVP-ve që nuk garantonin standarde dhe hapja e një strukture dinjitoze, me standarde europiane, ku do të akomodohen rreth 140 të dënuar të moshës së tretë me sëmundje kronike është detyrimi jonë.

Vlerësoj thellësisht organizatën “Departamenti i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Stokut të Agjencisë së Institucioneve të Kujdestarisë së Ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë, Holandë” si dhe Ambasadën Holandeze për donacionet dhe mbështetjen e ofruar në arredimin e kësaj strukture.