Në një ceremoni të veçantë, në prani të përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe sistemi i drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nderoi me certifikatën e mirënjohjes, znj. Rosemary French, presidenten dhe themeluesen e Benchmark Institute, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e ndihmës juridike në Shqipëri. Certifikata iu dorëzua zëvendës presidentes së Benchmark Institute në nderim të punës së saj të palodhur.
Ministri e cilësoi presidenten e ndjerë si një nga pioneret e ndihmës juridike falas në Shqipëri, duke theksuar se trashëgimia e saj vazhdon të jetojë. Rosemary French vendosi gurin e themelit të këtij shërbimi 24 vite më parë, duke sjellë një qasje inovative për drejtësinë sociale në vendin tonë.
Ky nderim është një reflektim i vlerësimit për angazhimin e saj të palodhur dhe ndikimin pozitiv që ka pasur në jetën e shumë individëve, duke ofruar mbështetje dhe mundësi për ata që kërkojnë drejtësi. Rosemary French do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e saj dhe kontributin e çmuar në ndihmën juridike në Shqipëri.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.