Ndarja e certifikatave të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Javës së Integritetit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/01/2021

Ndarja e certifikatave të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Javës së Integritetit

Partnerët themelues të Javës së Integritetit Ministria e Drejtësisë, ICC Albania, Ambasada Hollandeze në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian zhvilluan një takim me 16 Njësitë Vendore të Integrimit në BE nëpër Bashki.

Në këtë aktivitet online u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes dhe u diskutua mbi aktivitetet e zhvilluara në edicionin e dytë, rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese për të promovuar integritetin dhe përgjegjësinë e gjithsecilit në luftën kundër korrupsionit.

Ministrja Gjonaj u shpreh mirënjohëse për angazhimin dhe partneritetin e ri me Njësitë Vendore të Integrimit në BE, për rekomandimet dhe për vijimin e bashkëpunimit edhe në edicionin e 3-të, në 1-9 dhjetor 2021!