Ministrja Gjonaj merr pjesë në Konferencën 'Europa që duam - Europa që na duhet 2020' - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/10/2020

Ministrja Gjonaj merr pjesë në Konferencën ‘Europa që duam – Europa që na duhet 2020’

Ministrja e Drejtësisë ka marr pjesë si folëse kryesore në Konferencën ‘Europa që duam – Europa që na duhet 2020’, e organizuar në kuadrin e Presidencës Gjermane të Këshillit të Europës, me ftesën e Ministrit të Drejtësisë të Landit Gjerman të Vestfalisë, z. Stephan Holthoff-Pförtner.

Ministrja e Drejtësisë pati rastin të bashkëbisedoj online me kolegë dhe ekspertë të mirënjohur në panelin e diskutimit mbi konsolidimin e rolit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, sfidat për politikën dhe shoqërinë.

Gjithashtu në këtë konferencë u diskutua mbi Reformën Shqiptare në Drejtësi, arritjet tejet pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe rolin e shoqërisë civile në mbështetje të arritjes në destinacionin final, Bashkimit Evropian.