Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Në rradhë të parë ju falenderoj z. Maliqi që kërkuar këtë interpelancë për sistemin e burgjeve, jo vetëm si një ish drejtues në këtë sistem që e keni parë nga afër situatën dhe ndryshimin, por edhe për nje arsye shumë thelbësore që ka të bëjë me vëmendjen që duhet të jetë për institucionet ligjzbatuese si ato të ekzekutimit të vendimeve penale.
Ku shpeshherë tërheqin vëmëndjen e medias metodat rishtare të përdorura nga të dënuarit në institucione për të futur sende të palejueshme nëpërmjet topave të futbollit, tenxhereve me ushqim apo së fundmi përdorimi i pëllumbave për të futur celularët, apo kur ndryshohen stafet drejtuese të këtyre institucioneve apo kur merren masat në rastet e shkeljes së ligjit ndaj punonjësve të policisë së burgjeve.
Por duhet të mbajmë në konsideratë një aspekt shumë të rëndësishëm, stafi I institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale janë Institucionet që hasen me vështirësitë dhe sfida më të mëdha, pasi duhet të trajtojnë me vite dhe për disa deri në fund të jetës, të dënuar për vepra penale të rënda, me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për vepra penale në grupe të strukturuara kriminale, për ekstremizëm dhe terrorizëm, por edhe të dënuar apo të paraburgosur me vështirësi dhe probleme shëndetësore, të mitur, gra, persona me problem psikologjike dhe që vijnë nga drama familjare.
Të gjitha këto duhet të përballohen njëkohësisht me të njëjtin kujdes së bashku me ruajtjen e sigurisë në institucione nga drejtuesit e lartë, stafi policor dhe ai civil. Të cilët pavarësisht vështirësive që janë përballur gjatë detyrës, e them me plot bindjen që kanë arritur jo vetëm të garantojnë sigurinë në institucione por edhe tu përgjigjen kërkesave dhe objektivave të reja të vendosura për të reformuar sistemin penitenciar.
Gjendja në të cilën e gjetëm sistemin penitenciar në vitin 2017 ishte në një gjëndje të mjerueshme, si për mungesën e sigurisë ashtu edhe për aspektin e burimeve njerëzore, infrastrukturës, dhe kushteve në të cilën ndodheshin të dënuarit dhe të paraburgosurit.
Ajo çfarë ne kemi bërë, në më pak se dy vjet, është një ndryshim rrënjësor dhe i vazhdueshëm në sytë e të gjithëve, duke e kthyer në një sistem të sigurt nga pikëpamja që ka ky sector për sigurinë e vendit, nga pikëpamja e efektit për të parandaluar kriminalitetin, dhe nga pikëpamja e trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Gjatë kësaj periudhe kemi ndërhyrë rrënjësisht në të gjithë sistemin penitenciar duke u fokusuar kryesisht në respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur, rritjen e sigurisë dhe uljen e korrupsionit.
Për herë të parë në fillim të vitit 2018, ndryshoi tërësisht situata e rekrutimit të stafit policor dhe atij civil, duke u paraprirë ndërtimit të një procesi jo vetëm konkurues por edhe garantues të rezultateve të kandidatëve të cilët kanë qënë të shumtë në numër.
E njëjta procedurë rekrutimi u ndoq edhe për Drejtuesit e IEVP-vë. Në momentin kur unë kam marrë detyrën e Ministrit të Drejtësisë, drejtorët e IEVP-ve ishin partiak. E shikonin pozicionin e drejtorit vetëm për përfitime ekonomike, për të bërë ndere partiake dhe nuk kishin lidhje me sistemin e penitenciar dhe as kishin njohuri në lidhje me menaxhimin dhe funksionimin e një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Në sirtarët e atyre që I kishin harruar, u gjenden lista të punësimeve të policevë të burgjeve sipas deputeteve dhe zonave elektorale, punësime sipas preferencave partiake, dhe për përfitime votash.
Ndërsa sot me Marrëveshjen që është në fuqi për më shumë se një vit tashmë, cdo rekrutim I punonjësve të policisë së burgjeve realizohet nëpërmjet testimit të njohurive dhe testimit fizik nga academia e Sigurisë me sistemin informatik Scan tron. Proces I cili bashkëadministrohet nga DPB-ja dhe nga Akademia e sigurisë.
Ky bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të vazhdojë edhe në të gjitha proceset e testimeve që Drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve do të bëjë sic është ai që kemi aktualisht në proces dhe ku po zhvillohet rekrutimi për plotësimin e vendeve vakante për IEVP-të. Në këtë testim, fitues do të dalin ata që e meritojnë dhe që do të marrin rezultatet më të larta të shpallura publikisht.
Procedura e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve tashmë është përfshirë në paketën penitenciare që do jetë shumë shpejt në parlament për miratim.
Angazhimi që unë kam marrë përsipër është që në të gjitha IEVP-të të punojnë të gjitha ata që do të tregojnë integritet moral dhe profesional dhe që do të jenë të përkushtuar në zbatimin e detyrave funksionale duke ofruar një shërbim në sistemin penitenciar me standarde sigurie, si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për personat që vuajnë dënimin në këto institucione.
Për herë të parë në 10 vjetët e fundit është rritur paga e punonjësve të policisë së burgjeve me 7% I cili ka filluar efektet në 1 prill 2019 dhe përfitojnë rreth 3400 punonjës të policisë së burgjeve me një buxhet prej 84 milion leke ne vite.
Duke mbajtur në konsideratë shqetësimin e transferimeve të punonjësve të policisë së burgjeve, për të penguar transferimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve që bëhej sipas dëshirave dhe tekave të drejtuesve të momentit, që në 4 janar 2019 unë si Ministër drejtëise kam nxjerrë për zbatim Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë nr. 41 datë 04.01.2019 “Për Rregullat e brendshme të transferimit të punonjësve të policisë së burgjeve”, në lidhje me kriteret e transferimit të një punonjësi ku ndër të tjera pika 10 e urdhërit përcakton se punonjësi nuk mund të transferohet në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi, deri në 30.04.2019 janë bërë 53 transferime, dhe po vazhdohet me sistemin e të gjithë punonjësve që janë transferuar në kundërshtim me kriteret e këtij urdhëri.
Pas pothuajse prej 10 vitesh, në vitin 2018 u mundësua për herë të parë pajisja me uniformë e policëve të burgjeve, ku plotësohen nevojat për 85-90% të efektivit të policisë, duke marrë parasysh edhe punonjësit e policisë për burgun e ri Shkodër.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inicioi kryerjen e procesit të verifikimit për stafin e policisë së burgjeve dhe çdo punonjësi tjetër, duke synuar krijimin e një sistemi funksional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit të burgjeve. Nga ky proces rezultoi se një numër i konsiderueshëm i stafit të burgjeve ishin punësuar jashtë kritereve ligjore dhe në mospërputhje me kriteret e vendit të punës.
Nga verifikimi i Drejtorisë së Përgjithëshme së Burgjeve rezultoi se rreth 130 persona kishin rekorde penale. Kishin qënë të dënuar për vepra penale të ndryshme, gjë që e bënte të papranueshme me pozicionin e tyre. Gjithashtu u bë edhe një verifikim i përputhshëmrisë së pocizionit të punës me arsimin që kërkohet për stafin civil, nga ku rezultoi se mbi 70 persona ishin me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. Për këta persona u bë sistemimi i tyre në ato vende punë që përputheshin me arsimin përkatës të tyre.
Gjendjes infrastrukturore në sistemin penitenciar, për vite me rradhë ka lënë shumë për të dëshiruar. Infrastruktura, siguria dhe kushtet për trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve nuk plotësonin as standartet minimale.
Jo vetëm ambjentet ku qëndrojnë personat e dënuar dhe paraburgosur por edhe kushtet në të cilët punonjnë punonjësit e IEVP-ve.
Kushtet infrastrukturore kanë qënë edhe objekt edhe i raportimeve të ndryshmë jo vetëm nga institucione vendase (Avokati i Popullit, OJF-të, etj.) por edhe nga organizma ndërkombëtarë (CPT), ku në raportet e tyre kanë theksuar gjithnjë kushtet e rënduara si dhe kanë propozuar vazhdimisht mbylljen e institucioneve të ndryshme, (Krujë, Sarandë, etj.).
Mbipopullimi ka qënë një problem i cili cënonte sigurinë dhe respektimin e të drejtave të personave. Ku në vitin 2007 ka qënë 28 %, në 2010 ka qënë 11 %, në 2015 ka qënë 22 %, 2018 ka qënë 3% dhe aktualisht mbipopullimi është 0.
Këtë frymëmarrjë në sistemin penitenciar e bëri të mundur hapja më në fund e Institucionit të ri në Shkodër. Një Institucion i cili nga paraardhësit e mi ishte marrë në dorëzim edhe pse punimet nuk kishin përfunduar ende si dhe ishin bërë premtime për vendet e punës ku edhe ishin rekrutuar punonjës sipas bindjeve partiake dhe premtimeve elektorale por ndërkohë ky institucion nuk ishte vënë në funksion edhe pse mbipopullimi në sistemin e penitenciar ishte një problem i ngritur jo vetëm nga institucionet vendase por edhe nga organizmat ndërkombëtarë.
Ky institucion u ndërtua me bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian me një vlerë prej 14,37 milion Euro dhe Qeverisë Shqiptare me 4 milion Euro. Me një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish, i cili ka të gjitha kushtet dhe parametrat e një institucioni ku respektohen të drejtat e njeriut dhe trajtimit social për personat e dënuar dhe parabugosur.
Hapja e këtij institucioni për herë të parë në 15 vitet e fundit bwri tw mundur uljen e mbipopullimit. Me hapjen e IEVP Shkodër, u mundësua punësimi i rreth 400 punonjësve, personel policor dhe civil i cili u rekrutua në Akademinë e Sigurisë dhe mbi baza meritokratike.
Në muajin Prill 2019 përfundoi edhe rikonstruksioni i plotë i Qendrës Spitalore të Burgjeve, edhe ky një investim i qeverisë Shqiptare me vlerë rreth 29.000.000 Lek, duke ofruar standarde bashkëkohore për trajtimin shëndetësor të burgosurve.
Në këtë qendër spitalore, që prej vitit 1998, pra njëzet vjet pasi kaloi në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, nuk është kryer asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës. Tashmë, falë këtij investimi, 100 të dënuar/pacientë do të trajtohen në kushte optimale, me standarde të larta , me kushte dinjitoze për shërbimin shëndetësor, në respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Rikonstruksioni i kësaj godine do të zgjidhë edhe një problematikë jo të vogël, të cilën e kemi hasur në të shkuarën. Tashmë, të dënuarit do të mund të marrin shërbim cilësor në kushte spitali bashkëkohor brenda sistemit penitenciar.
Gjatë vitit 2019 përfundoi edhe ndërtimi i godinave të reja në IEVP Jordan Misja si dhe në muajin Prill 2019 u bë popullimi i tyre. Këto ambjente rrisin kapacietin e kësaj IEVP me rreth 160 persona, cka ka ndikuar që në sistemin penitenciar ne momentalisht të mos kemi mbipopullim.
Për herë të parë në sistemin penitenciar shqiptar po i jepet një zgjidhje e përkohshme por për një trajtim dinjotoz për personat me vendim gjykate “mjekim i detyruar”. Është në përfundim rikonstruksioni i godinave 4 dhe 5 në IEVP Lezhë, në vlerën 62.629.000 lekë. Këto dy godina po përshtaten në mjedise spitalore për këtë kategori. Gjithashtu për herë të parë po bashkëpunojmë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila do të mbështesë me staf mjekësor të kualifikuar për ofrimin e një trajtimi shëndetësor të fokusuar drejt rehabilitimit dhe jo izolimit.
Një risi që ne kemi sjellë është edhe vendosja e të miturve në një Institucion të vetëm. Për herë të parë nuk të miturit e paraburgosur nuk janë të vendosur në IEVP ku janë edhe të rriturit. IEVP e Kavajës edhe nga ndërkomëtarët është konsideruar një histori suksesi ku të miturit në këtë Institucion trajtohen me programet më të mira ndërkombëtare për riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Aktualisht janë në IEVP Kavajë 4 të mitur të dënuar dhe 32 të paraburgosur por me zbatimin e drejtësisë penale për të miturit, synimi është që të numri I të miturve në institucionet penitenciare të jetë sa më minimal.
Përmirësimi i kushteve infrastrukturore për personat me liri të kufizuar ka qenë një ndër objektivat kryesore të punës në sistemin e burgjeve. Nga viti në vit ka pasur një rritje të fondeve për investime në sistemin e burgjeve nga buxheti I shtetit.
Krahasuar me vitin 2017, fondet për investime në vitin 2018 janë rritur me 18%, pra nga 402,700,000 lekë në 470,000,000 lekë.
Edhe gjatë vitit 2019 kemi nivel më të lartë fonde të akorduara për investime në burgje. Krahasuar me dy vitet e mëparshme fondet janë rritur me 11%.
Me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë si dhe me fonde të buxhetit të shtetit janë mundësuar sigurimi I automjeteve dhe autoambulancave për sistemin e burgjeve.
Edhe siguria në sistemin penitenciar për shumë vite ka lënë për të dëshiruar. Rastet korruptive dhe futja e sendeve të ndaluara kanë qënë një problem në sistemin penitenciar për vite me rradhë.
Një nga objektivat e mia si Ministre e Drejtësisë dhe fokusi kryesor I politikave të Qeverisë është rritja e sigurisë në sistemin e burgjeve, me qëllim garantimin e një sigurie të qëndrueshme dhe minimizimin e kontakteve të subjekteve të grupeve të strukturuara kriminale për të mbajtur kontakt me botën jashtë. Duke mbajtur në konsideratë vështirësitë, presionin, rrezikun me të cilën përballen punonjësit e policisë së burgjeve, fokusi ka qënë të garantojmë sigurinë jo vetëm nëpërmjet stafeve policore por edhe nëpërmjet sistemeve të modernizuara.
Për këtë arsye në Janar 2019 pas një pune intensive prezantuam dhe filloi zbatimi për herë të parë I projektit të Sallës operacionale e qëndërzuar në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 90.996.000 Lek me TVSH. Nëpërmjet kësaj sale dhe me një staf të dedikuar 24 orë, aktualisht monitorohen 4 IEVP pa ndërprerje, dhe pritet që të bëhet funksionale dhe për të gjitha institucionet e tjera, duke përfunduar lidhjen me sallat operative të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Operacionit Forca e ligjit.
Një element tjetër sigurie, për herë të parë në institucionet penitenciare është pikërisht ai I bllokimit të valëve telefonike për të parandaluar kontaktet e personave të dënuar dhe të paraburgosur në mënyrë të paligjshme me botën jashtë.
Gjendur përpara faktit se numri I celularëve të bllokuar ka qënë i një numri të konsiderueshëm, dhe pavarësisht forcimit të masave për mbikqyrjen dhe kontrollin e forcave operacionale të DPB dhe SHKBB nuk e eliminonin këtë fenomen, për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike. Projekti ka filluar si një project pilot në IEVP 313 I cili ka filluar zbatimin e tij.
Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar, vecanërisht ambasadws britanike, janë nw process finalizimi instalimi I pajisjeve për bllokimin e valëve në IEVP Fushë Krujë dhe Peqin dhe shumë shpejt do të vihen në funksion dhe ky projekt do të shtrihet në të gjitha IEVP-të.
Janë përzgjedhur pikërisht institucionet e sigurisë së lartë për të parandaluar dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe për të bërë të pamundur vazhdimësinë e veprimtarisë kriminale në institucione.
Një sërë procesesh dhe masash kanë futur në ligjshmëri institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, duke ushtruar kontrolle të rrepta dhe masa ndaj drejtuesve dhe punonjësve në rastet e moszbatimit të rregullores për kufizimet e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur.
Lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit kanë qënë dhe mbeten një nga prioritet e qeverisë shqiptare. Kjo luftë është ashpërsuar dhe më tej dhe do të japi efektet e tij dhe me marrjen e disa masave të forta në institucionet penitenciare.
Për herë të parë prezantuam dhe miratuam vendosjen e një rregjimi të posacëm I njohur ndryshe rregjimi 41 bis, ku kufizohen të drejtat e personave të dënuar dhe të paraburgosur të cilët hetohen ose janë dënuar për veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe terrorizmin. Kjo me qëllim parandalimin e kontakteve të subjekteve kriminalë me organizatat kriminale të tyre apo vazhdimin e veprimtarisë kriminale dhe gjatë qëndrimit në institucionet penitenciare.
Jemi në fazën kur të gjitha procedurat e brendshme administrative për vendimmarrjen e vendosjes në këtë rregjim, proceduarat, protokollet e zbatimit në institucionet e përcaktuara si dhe infrastruktura e nevojshme tashmë janë bërë gati dhe jemi në process së bashku me Prokurorinë e përgjithshme në zbatimin e rregjimit të 41 Bis për dosjet e para.
Jemi të vetëdijshëm se zbatimi I këtij rregjimi, marrja e masave të tjera që lidhen me sigurinë do të jetë në themel të rezultateteve dhe suksesit të mëtejshëm të institucioneve ligjzbatuese kundër krimit të organizuar dhe gjithë derivative të tij.
Në mënyrë të vazhdueshme kemi patur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për forcimin e masave të sigurisë, investime në pajisje dhe mjete ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit policor.
Mbështetja e Ambasadës Britanike, sidomos në masat për rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar do të vazhdojë ku së shpejti do të fillojë edhe një projekt për vitin në vazhdim me një mbështetje buxhetore nga Qeveria britanike me 3 milion paund.
Për të parandaluar dhe ndëshkuar korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, si një ndër prioritet kryesore të Qeverisë por dhe të miat dhe si Koordinator kombëtar antikorrupsion është forcuar dhe rritur profesionalisht kontrolli të strukturavë të DPB-së dhe SHKBB-së.
Duke passjellë kështu edhe një numër më të lartë të masave disiplinore si dhe rasteve të referuara në prokurori jo vetëm për drejtues por edhe për të gjitha ata punonjës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Puna e specialistëve të SHKBB-së të vendosur pranë IEVP-ve deri në fund të vitit 2017 ka qënë një strukturë gati inekzistente.
Tashmë specialistët e hetimit të SHKBB-së kanë intensifikuar punën në drejtim të trajtimit të ngjarjeve sensitive si dhe të trajtimit të ankesave që adresohen në drejtorinë e SHKBB-së.
Gjatë kësaj periudhe është thelluar lufta kundër korrupsionit dhe çdo rasti të paligjshmërisë në rradhët e strukturave objekt i punës së Shërbimit, për të zbuluar, parandaluar dhe ndëshkuar në kohë çdo lloj forme të shfaqjes së saj.
Risi në procesin e hetimit është dhe aplikimi i metodave speciale të hetimit, procedurë kjo e cila pavarësisht se ka qene e mirë-rregulluar nga ligji në fuqi, nuk ishte përdorur më parë, me gjithë vështirësitë e mundshme teknike si në forca, mjete dhe pajisje, ky proces ka qënë rezultativ në luftën kundër korrupsionit.
Nga ana e SHKBB-së gjatë kësaj periudhe (Dhjetor 2017-Mars 2019), janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore vepra penale ku autorë janë 166 shtetas:
– 12 drejtues IEVP-je;
– 114 punonjës policie;
– 40 punonjës të administratës së sistemit penitenciar.
Në reformën që po ndërmarrim në sistemin penitenciar, padyshim pjesë e saj është edhe rishikimi I kuadrit ligjor.
Nëpërmjet një procesi transparent gjithëpërfshirës dhe me ekspertizë profesionale vendase dhe të huaj ka përfunduar paketa e legjislacionit të sistemit penitenciar. Pas një procesi konsultimi të gjerë me të gjithë aktorët, paketa pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe së shpejti do të përcillet në kuvend për diskutim dhe miratim.
Për të qënë të fokusuar në drejtimet kryesore të punës sonë për reformimin e sistemit penitenciar në të gjitha drejtimet e saj, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës (CoE), dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, me ekspertizë të huaj dhe vendase kemi hartuar Planin e Veprimit të sistemit penitenciar 2019-2022.
Ky Plan veprimi është një dokument strategjik i cili do të shërbejë si një udhëzues për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të aktiviteteve të nevojshme për reformën në sistemin e burgjeve.
Zhvillimi i sistemit penitenciar shqiptar përbën një element të rëndësishëm të reformës së përgjithshme penale në Shqipëri, e cila njëkohësisht është një prioritet për Ministrinë e Drejtësisë (MD) dhe Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi. Për më tepër, sistemi penitenciar shqiptar duhet të zhvillohet më tej me synimin parësor për rehabilitimin dhe përgatitjen e të burgosurve për jetën pas burgut dhe në të njëjtën kohë të bëjë më së miri që të burgosurit e liruar të shmangin rikthimin, duke marrë parasysh praktikat më të mira evropiane dhe Rekomandimet e Këshillit të Europës.
Për një zbatim të suksesshëm, objektiv dhe të besueshëm, është parashikuar që Plani i Veprimit do të monitorohet nga një Grup Pune ose një Task Forcë të ekspertëve nga partnerët tanë ndërkombëtarë si dhe përfshirjen e institucioneve dhe organizatave të tjera të përfshira në procesin e zbatimit.
Ky grup pune do të vlerësojë zhvillimet dhe dinamikën e zbatimit të Planit të Veprimit.
Shumë shpejt ky Plan Veprimi do të bëhet publik për të gjithë institucionet ligjzbatuese, institucioneve monitoruese, organizatave të të drejtave të njeriut dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Të nderuar deputetë,
Edhe pse Ministria e Drejtësisë dhe DPB-ja ka bërë jo pak gjëra në më pak se dy vjet për të përmirësuar kushtet, jo vetëm për të dënuarit dhe paraburgosurve por edhe të stafit të këtyre Institucioneve, por edhe për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e korrupsionit, jam e ndërgjegjshem që kemi ende shumë për të bërë në drejtim të sigurisë, në drejtim të trajtimin financiare të punonjësve, në drejtim të trajtimit të dënuarve.
Probleme të vecanta apo sporadike, nuk mund të errësojnë kurrsesi atë përmirësim cilësor që kemi bërë në sistem, si në aspektin metodologjik, masat që janë marrë për infrastrukturën, cështjet e sigurisë që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në sigurinë kombëtare, kapacitet e burimeve njerëzore, dhe investimet.
Jam e angazhuar që të vazhdoj me reformat në sistemin penitenciar për përmirësimin e kushteve, rritjen e sigurisë në burgje dhe luftën e kundër korrupsionit dhe jam shumë e vetëdishme që forcimi i këtyre masave do rrisin sigurinë dhe shumë persona do të preken dhe do tu prishet rehatia nga masat që do të marrim.
Por do të vazhdoj të ushtroj të gjithë veprimtarinë time me ligjshmëri vetëm dhe vetëm në zbatim të reformës në drejtësi, për atë drejtësi të cilën qytetarët shqiptarë kanë vite që e presin me padurim.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.