Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj aksion për pastrimin e mjedisit në Elbasan - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 24/11/2017

Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj aksion për pastrimin e mjedisit në Elbasan

 

24 Nëntor 2017-24 Maj 2018, është periudha që qeveria shqiptare i ka kushtuar pastrimit të territorit të vendit, një ndër prioritetet e shpalosura në programin e saj.

Në kuadër të operacionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, ministrja e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj ishte sot në qytetin e Elbasanit, ku në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë, Elbasan, Z. Qazim Sejdini, u bënë pjesë e aksionit të pastrimit të brigjeve të përroit të Zaranikës.

Ministrja Gjonaj ftoi qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë. Me ftesën për të qenë sa më bashkëpunues dhe të sensibilizohen për të mbajtur jo vetëm një ditë qytetin të pastër, ministrja Gjonaj u shpreh se ky nuk është vetëm prioritet i qeverisë edhe i ministrave por ky duhet të jetë njëkohësisht prioritet i qytetarëve.

“Ashtu si dhe ne në drejtësi duam të pastrojmë pallatin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ashtu edhe gjithë qytetarët shqiptarë, duhet të fillojnë të pastrojnë mjedisin që i rrethon”-nënvizoi ministrja Gjonaj.