MINISTRJA E DREJTËSISË VIZITË NË QARKUN E KORÇËS - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 28/12/2017

MINISTRJA E DREJTËSISË VIZITË NË QARKUN E KORÇËS

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj zhvilloi më datë 28 dhjetor, takime në institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë për qarkun e Korçës.

Znj. Gjonaj filloi vizitat në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI-t, për të vijuar më pas me Shërbimin e Provës, Përmbarimin dhe Avokaturën e Shtetit. Gjatë këtyre inspektimeve Ministrja Gjonaj u takua me qytetarët në sportelet e pritjes me publikun në Zyrat e Hipotekave dhe ALUIZNI-t, ku dëgjoi nga afër problematikat e secilit prej tyre. Ministrja e Drejtësisë siguroi qytetarët që problemet e tyre do të ndiqen me prioritet si nga stafi i zyrës vendore ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë drejtpërdrejtë, deri në zgjidhje përfundimtare apo marrjen e një përgjigje të shpejtë për secilin prej këtyre problemeve. Në kuadër të përmirësimit dhe rritjes së përgjegjshmërisë publike të këtyre institucioneve, znj. Gjonaj deklaroi se është punuar për të sjellë një model të ri, korrekt dhe transparent të rekrutimit në institucionet e varësisë. Gjithashtu janë marrë dhe do të merren masa deri në shkarkime për ata punonjës që nuk respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ose ofrimin e shërbimit që i takon qytetarëve.

Më tej gjatë takimeve të punës në Korçë, Ministrja Gjonaj vizitoi burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Në takim me strukturat drejtuese ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Arben Cuko, Ministrja e Drejtësisë vuri theksin tek reforma në sistemin penitenciar, e cila do të sjellë rritjen e profesionalizimit të stafit policor. Kjo reformë do të fillojë me një vetting të figurës së stafit, për të vijuar më pas me vlerësimin profesional për secilin prej tyre. Ministrja Gjonaj vizitoi nga afër ambientet e brendshme të këtij institucioni, ambientet e  gatimit si dhe ambientet e spitalit ku u takua me personelin civil që punonte aty. Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë zhvilloi disa takime në dhomat e të miturve të paraburgosur me të cilët bashkëbisedoi për veprat penale që kishin kryer.

Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan më 28 dhjetor, në 28 institucionet e përkujdesit social, Ministrja e Drejtësisë vizitoi “Qendrën e Zhvillimit në Korçë”, ku theksoi se, në ditë të tilla kuptohet se ka nevojë të dhurohet më shumë dashuri dhe vëmendje për kategoritë në nevojë në çdo ditë të vitit. Ministrja Gjonaj theksoi në fjalën e saj se qeveria shqiptare do të mbështesë në mënyrë të vazhduesh