Ministria e Drejtësisë, si institucion i qeverisjes qendrore është e përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030, si dokumenti themelor orientues për politikat e përgjithshme të Qeverisë Shqiptare, për fushat: Sistemi i Drejtësisë, Demokracia, Të Drejtat e Njeriut, Sistemi i Vuajtjes së Dënimit, Lufta kundër Korrupsionit, Procesi Legjislativ dhe Zgjedhor, Çështjet e Pronësisë.
Duke vlerësuar se, hartimi dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030, është një proces i cili kërkon bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë aktorët mbështetës të kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë në kuadër të transparencës dhe gjithëpërfshirjes në procesin e hartimit të politikave në fushën e drejtësisë, ka kënaqësinë të ftojë, të gjithë partnerët dhe donatorët në Takimin Konsultativ i cili do të zhvillohet më datë 06.06.2022, ora 10.00-11.30 në Pallatin e Kongreseve, Salla Albanologjike, ngjitur me Hotel Rogner.
Faleminderit!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.