Ministria e Drejtësisë po vijon takimet për vënien në funksionalitet të plotë të koordinatorëve të Rrjetit Antikorrupsion - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/01/2021

Ministria e Drejtësisë po vijon takimet për vënien në funksionalitet të plotë të koordinatorëve të Rrjetit Antikorrupsion

Zëvendësministrja e Drejtësisë Znj. Adea Pirdeni ka zhvilluar një takim me titullarin e ADISA z. Lorin Ymeri me qëllim prezantimin e ̈ .

Në këtë takim u diskutua lidhur me rolin e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion dhe rëndësinë që ka në luftën kundër korrupsionit.

U diskutua me prioritet rëndësia dhe mbështetja që duhet t’i jepet koordinatorit nga institucionet pjesë e Rrjetit për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimeve me efikasitet si dhe rëndësisë së ndjekjes së denoncimeve të bëra nga qytetarët për goditjen e rasteve korruptive pranë këtyre institucioneve, raste të cilat më pas i përcillen organeve të hetimit të krimit.