Ministria e Drejtësisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Lezhë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 07/11/2020

Ministria e Drejtësisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Lezhë

Ministria e Drejtësisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Lezhë, “Për hapjen e Qendrës së shërbimit të ndihmës juridike parësore Lezhë pranë ambienteve të kësaj Bashkie”.

Në kuadër të projektit të përbashkët mes Ministrisë së Drejtësisë, UNDP dhe Organizatës Jofitimprurëse “Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) kjo qendër ka funksionuar pranë ambienteve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, por ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të tërmetit të Nëntorit 2019.

Me kalimin e kësaj qendre nën administrimin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe gatishmërisë së Bashkisë Lezhë, kjo qendër do të ofrojë shërbimet e saj në një ambient më të përshtatshëm dhe lehtësisht më të aksesueshëm për qytetarët dhe komunitetin.