Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit rishpall sot per konsultim publik, me qytetaret (publikun e gjere), - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/09/2019

Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit rishpall sot per konsultim publik, me qytetaret (publikun e gjere),

Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit rishpall sot per konsultim publik, me qytetaret (publikun e gjere), median dhe të gjithë të interesuarit draft Planin e Veprimit 2019-2023, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.
Ky është dokumenti i 3 i veprimit, pas planeve 2015-2017, 2018-2020, që evidenton vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, përmes aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, në përputhje me tre shtyllat e strategjisë, (qasja A- parandaluese, B-ndëshkuese e C- ndërgjegjësuese).
Draft Plani i Veprimit 2019-2023, është rishikuar në korrelacion me Pasaportën e Indikatorëve (37 indikatorë performance), si edhe pas një bashkëpunimi të mirë e të koordinuar me të gjitha institucionet publike në përfshira në strategji, në bashkëpunim me asistencën teknike të Bashkimit Evropian e organizimit të takimeve konsultuese ndërinstitucionale. Drafti i Planit të Veprimit, 2019-2023, përmban 95 masa konkrete antikorrupsion të ngritura mbi bazë rezultati, performance e impakti, në funksion të 18 objektivave të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Drafti i Planit te Veprimit është sjellë në përputhje me formatin e ri të dokumentave strategjike në Republikën e Shqipërisë.
Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria e Drejtësisë, ju fton të jepni kontributin tuaj mbi këtë dokument plani veprimi.
Konsultimi online do të jetë i hapur nga data 30 shtator 2019 deri më 20 tetor 2019.
Komentet, sugjerimet, mendimet dhe opinionet për përmbajtjen e aktit lutemi të dërgohen në adresë mirela.llaperi@drejtesia.gov.al.
Shkarko ‘Planin e Veprimit 2019-2023, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit’