Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria Federale Gjermane për Punët e Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/06/2021

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria Federale Gjermane për Punët e Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria Federale Gjermane për Punët e Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit

 

Në këtë takim, Zv. Ministrja Pirdeni referoi mbi politikat anti-korrupsion dhe masat e marra nga Shqipëria në kuadër të zotimeve të marra në Londër 2018, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të Moneyval dhe GRECO, ku jo më larg se shtatorin e 2020 Shqipëria shënoi një rekord rajonal duke përmbushur 9 nga 10 rekomandime në kuadër të raundit të katërt të vlerësimit të GRECO-s.

 

Sekretari Parlamentar pranë Ministrisë Federale Gjermane për Punët e Brendshme, Z. Stephan Meyer, shprehu vlerësimet për progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe masave të marra për të përmbushur zotimet ndërkombëtare.