Ministria e Drejtesise/Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit forcon bashkëpunimin me OSHC në hartimin e akteve të kuadrit strategjik politikëbërës.
Është zhvilluar takimi i dytë konsultativ i hartimit të planit kombëtar të veprimit të Partneritetit për Qeverisje e Hapur (OGP) 2020-2022, komponenti – Antikorrupsioni/ Planet e Integritetit.
Takimi i zhvilluar online bëri bashkë stafin e MD me kolegë të organizatave të shoqërisë civile, grupet e interesit, botën akademike. Qëllimi është bashkë-bërja e këtij plani veprimi, në përputhje me standardet e OGP, një instrument në nivel global për të nxitur transparencën qeveritare, për të rritur pjesëmarrjen qytetare në jetën publike dhe luftuar korrupsionin.
Propozime si ngritja e metodologjive të vlerësimit të integritetit, transparëncë e shtuar në veprimtarinë e institucioneve dhe procedurave që kanë ndikim dhe impakt në parandalimin e korrupsionit, dhe interes i shtuar në monitorimin e veprimtarisë së institucioneve publike janë disa prej ideve që u diskutuan.
Takimet konsultuese të bashkërenduara do të vijojnë, me aktorët e interesit. Këto takimeve synojnë të garantojnë përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e përmbajtjes së këtij plani veprimi, konform parimeve të gjithëpërfshirjes dhe të transparencës.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.