Ministri z.Manja priti ambasadorin e Japonisë z.Mitsuyuki - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 13/10/2021

Ministri z.Manja priti ambasadorin e Japonisë z.Mitsuyuki

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja priti në takim ambasadorin e Japonisë z. Takada Mitsuyuki.

Takimi i zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë ishte i përzemërt dhe me tematika të gjera për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e së drejtës.

Kryefjala e këtij takimi ishte vullneti i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Shqipërisë si dhe mes të dy ministrive tona.

Z.Manja theksoi se gjeti rastin t’i shprehte mirënjohjen ambasadorit z. Takada për mbështetjen e deritanishme, si dhe gatishmërinë për bashkëpunimin dypalësh në fushën e sistemit penitenciar dhe programeve të transparencës.