Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka pritur në një takim z. Ernst Reitchel, i Ngarkuari për Europën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s.
Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe Zv.Drejtorja për Ballkanin Perëndimor zj. Katharina Ahrendts si dhe nga Ambasadori Gjerman në Shqipëri z.Hellmut Hoffman.
Temë e diskutimit ishte ecuria e refomës në drejtësi, roli që po luan komisioni i posaçëm parlamentar, si dhe masat e ndërmarra në drejtim të rritjes së transparencës dhe efektivitetit në sistemin gjyqësor.
Ministri Naço e njohu z. Reitchel me nismat ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe impaktin e tyre në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ndërkaq, z. Reitchel u shpreh në mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë Shqiptare në realizimin e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.
“Jemi të bindur se suksesi i kësaj reforme do të jetë nëse ajo realizohet nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës të palëve të interesuara”, u shpreh z. Reitchel
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.