Ministri Naço takon Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Indi - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/02/2015

Ministri Naço takon Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Indi

Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim miqësor dhe kortezie Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Indi, z. D.P. SINGH.

 

Në takim, mes të tjerash Ministri Naço i bëri me dije konsullit se Qeveria Shqiptare ka realizuar dhe po ndërmerr një sërë reformash legjislative që lidhen me sistemin e drejtësisë, reformën territorriale, administratën publike etj.

 

“Këto reforma legjislative të cilat ne po realizojmë jo vetëm që ndikojnë dhe persimirësojnë cilësinë e shërbimeve të adminitratës publike kundrejt qytetarit, por ato nga ana tjetër ato përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve vendas dhe njëkohësisht krijojnë një klimë shumë herë më të mirë dhe të rritur besimi se Shqipëria është një vend ku mund të investohet”, u shpreh z. Naço

 

Ndërkaq, z. Singh, i shprehu Ministrit Naço konsideratën e tij të lartë për përvojën dhe performancën e tij në drejtimin e institucionit të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Z. Singh evidentoi faktin se shumë investitorë nga India, janë të gatshëm të investojnë në Shqipëri, kryesisht ne fusha si transport, hidroenegji, infrastrukturë dhe turizëm.

 

Njëkohësisht, Z.Singh theksoi se biznesi i huaj në Shqipëri ka nevojë jo vetëm për ligje të mira për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve të huaja, por nga ana tjetër duhet që edhe organet ligjzbatuese në Shqipëri të jenë më shumë bashkëpunuese jo vetëm ndërmjet tyre, por dhe me biznesin e huaj në mënyrë që investitorët të jenë më shumë prezent në Shqipëri.

 

“Nxitja e prezencës edhe më të madhe të investimeve të huaja në Shqipëri është një faktor kyç në uljen e papunësisë”, tha z. Singh.

 

Ministri Naço, duke e falenderuar për mbështetjen e dhënë e siguroi Konsullin se Ministria e Drejtësisë si institucioni kryesor për bashkërendimin, harmonizimin dhe reformimin e legjislacionit shqiptar në tërësi, ka në fokusin e punës së saj edhe përmirësimin e legjislacionit në kuadër të reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare që lidhet me përmirësimin e indikatorëve për klimën e biznesit (doing business).

 

“Ne jemi të gatshëm t’i krijojmë të gjithë investitorëve të huaj, përfshirë edhe atyre Indian, një vend të hapur dhe të sigurt për të investuar”, tha z. Naço.