Ministri Naço takon Ambasadorin Turk, z. Hidayet Bayraktar - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 27/02/2015

Ministri Naço takon Ambasadorin Turk, z. Hidayet Bayraktar

Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, z. Hidayet Bayraktar.

 

Gjatë takimit është vlerësuar me nota pozitive bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme mes tyre edhe sistemi i drejtësisë.

 

Ministri Naço e ka njohur Ambasadorin Bayraktar me procesin reformues që ka nisur në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se një reformë edhe më e thellë do të realizohet përmes ngritjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën ne Drejtësi.

 

Ministri Naço, theksoi se pjesë e reformës së sistemit të drejtësisë do të jetë reformimi i institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, etj.

 

“Në këtë proces që jemi aktualisht do të ishte i nevojshëm shkëmbimi i eksperiencës midis dy vendeve tona dhe një asistencë teknike e përfituar nga ana juaj, e cila ka rezultuar e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha z. Naço.

 

Z. Bayraktar u angazhua në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe shprehu interesin e shtetit Turk në konkretizimin e projekteve me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë në të ardhmen.

 

Ministria Naço ripërsëriti qëndrimin e tij se Shqipëria nuk do të jetë strehë e krimit dhe se lufta e përbashkët kundër krimit dhe terrorizmit duhet të realizohet edhe përmes protokolleve të bashkëpunimit mes shteteve.

 

Interes në bisedë është treguar për vullnetin e qeverisë Turke për dhënien e asistencës për trajtime në fushën penale.