Ministri Naço ka zhvilluar edhe të tjera takime të nivelit të lartë, mes të cilave edhe me Presidentin e Gjykatës së Lartë, z. Geert Cortens.
Gjatë takimit me z. Cortens, Ministri Naço u inkurajua për vazhdimin dhe thellimin e reformave të ndërmarra, ndërsa me shumë rëndësi gjatë takimit, u vlerësua integriteti në radhët e gjyqtarëve.
Ministri Naço theksoi se është momenti që së bashku me aktorët e tjerë të mundësohet evidentimi i gjyqtarit, prokurorit apo juristit më të mirë të vitit.
“Luftën ndaj korrupsionit do e fillojmë nga gjyqësori”, ka garantuar Ministri Naço.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.