Ministri Manjani takon Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 23/12/2016

Ministri Manjani takon Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim kortezie Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Bernd Borchardt.

Gjatë takimit Ministri Manjani ka vlerësuar bashkëpunimijn e deritanishëm me OSBE-në, ndërsa vuri në dukje se përmes projekteve të saj kjo prezencë ka ndikuar mjaft pozitivisht në promovimin e një sërë komponentëve të sistemit të drejtësisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Borchardt ka garantuar vijimin e asistencës përmes projektesh tw rwndwsishme, ndërsa e informoi Ministrin Manjani se janë në proces vlerësimi disa nisma konkrete me fokush sistemin penitenciar si dhe gjyqësorin.

Ministri Manjani theksoi ndër të tjera se institucioni që ai drejton do të tregojë një vemëndje të veçantë në drejtim të standardizimit të shërbimeve ligjore dhe se do të jetë plotësisht i fokusuar në përmirësimin e legjislacionit në vend.

Bashkëbiseduesit vlerësuan mjaft pozitivisht projektin “Drejtësi pa vonesa“, ndërsa z. Manjani u shpreh në mbështjen e vijimit të mëtejshëm të këtij projekti, duke propozuar të mbahet në vëmendje shtrirja e tij në të tjera gjykata të vendit dhe veçanërisht në ato administrative.

Ambasadori Borchardt është shprehur optimist për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen në fusha më interes të përbashkët, sidomos në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.