Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë vizitës dy ditore në Hagë zhvilloi një takim edhe me z. Karim A.A Khan KC, Prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Gjatë takimit, Ministri Manja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dy-palësh dhe vlerësoi punën e Prokurorit dhe skuadrës së tij në GJNP në hetimin e autorëve të krimeve të rënda ndërkombëtare, duke përfshirë dhe së fundmi agresion Rus në Ukrainë.
Manja vlerësoi qasjen miqësore të prokurorit dhe garantoi mbështetjen e Shqipërisë në punën e GJNP.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.