Ministri Manja takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, z. Todd Robinson - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/03/2024

Ministri Manja takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, z. Todd Robinson

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti në një takim dy-palësh Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, z. Todd Robinson, në kuadër të vizitës që zhvilloi në Shqipëri përgjatë datave 18-20 Mars 2024. Takimi u zhvillua më datën 19 Mars 2024, në Ministrinë e Drejtësisë.

Në përfundim të takimit, Ministri Manja falenderoi z. Todd Robinson për mbështetjen që SHBA jep për Shqipërinë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi, shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ky ishte takimi i dytë i zhvilluar ndërmjet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, z. Todd Robinson.