Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme, në prani të Prokurorit të Përgjithshëm z. Olsian Çela si mikpritës dhe Drejtuesit të SPAK, z. Altin Dumani, prioritetet e Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024!
Gjatë fjalës së tij, Ministri Manja i përgëzoi për rezultatet e punës gjatë 2023, dhe theksoi rekomandimet e qeverisë kundër kriminalitetit për vitin 2024, duke i garantuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer të qeverisë në përmbushjen e misionit të tyre, për ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimin në pavarësi të plotë, sipas kushtetutës dhe ligjit!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.