Ministri Manja mirëpret në Ministrinë e Drejtësisë, z. Christophe Straudo, Shef i Inspektoriatit Francez të Drejtësisë.
Në këtë takim u nda qëndrimi i përbashkët për rolin e rëndësishëm që kanë Inspektoriati Francez i Drejtësisë dhe ILD në Shqipëri, si garantë kushtetues të llogaridhënies së sistemit të drejtësisë në dy vendet tona respektive.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e z.Metani, me rezultatet e prekshme të punës si në aspektin e hetimeve disiplinore dhe në atë të rekomandimeve në kuadrin rregullator, e kthyen ILD në një institucion të besueshëm për publikun shqiptar!
Manja e falenderoi z. Straudo për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri dhe e garantova që Ministria e Drejtësisë do të ofrojë gjithë mbështjen e duhur për ILD sipas ligjit, sepse për Shqipërinë një sistem drejtësie i pavarur, i aftë dhe i ndershëm është themeli i demokracisë dhe lirisë së çdo qytetari!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.