Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll nje proces të nisur në mënyrë të kundërligjshëm.
Ky proces i antiligjor i nisur që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe i përfunduar me votimin e ditës së sotme, përveçse është në kundërshtim me ligjin, mbetet thellësisht i politizuar, përsa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese, njerëz që kanë shërbyer në funksione politike.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli prosecin e riorganizmit të gjykatave, dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit”
Pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ky gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë.
Rasti në Gjykatën e Lushnjës përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, e cila mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive.
Në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, Ministria e Drejtësisë inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të mënjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion.
Kur nuk ka sundim të ligjit as në KLD, nuk mund të ketë drejtësi në Shqipëri dhe padrejtësia do të mbretërojë.
Reforma e nisur nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim profesional me partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar, do të vazhdojë të synojë, që :
“Ndërtesat” e sistemit drejtësisë, ku as Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk bën përjashtim, do të ringrihen vetëm me “gurët” e Ligjit dhe jo të politikës.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.