Mbahet tryeza e pestë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/05/2023

Mbahet tryeza e pestë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian

Ditën e premte më datë 19 Maj, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua tryeza e rradhës në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrim Evropian. Takimi u drejtua nga Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëkohësisht dhe Negociatore për Kapitullin 23 dhe Kriterin Politik, znj Adea Pirden.

Tematika e kësaj tryeze konsistoi në njohjen e anëtarëve të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian me zhvillimet e fundit në kuadër të hartimit të udhërrëfyesve për Shtetin e së Drejtës dhe për Funksionimin e Institucioneve Demokratike të cilët janë dokumente udhëzuese politike për vitet në vazhdim që Shqipëria do t’i paraqesë Komisionit Evropian për të vijuar procesin e negociatave.

Pjesëmarrësit u njohën me vijimësinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe me dokumentacionin që po hartohej në vijim të këtij procesi mbi të cilat u zhvilluan diskutime të rëndësishme midis të pranishmëve.

Në këtë kuadër, për të kontribuar në këtë proces kaq madhor dhe me rëndësi për shtetin shqiptar, Ministria e Drejtësisë në rolin e udhëheqësit të kapitullit 23 dhe Kriteti Politik kërkoi bashkëpunimin e shoqërisë civile përmes Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian si dhe i inkurajoi përfaqësuesit e shoqërisë civile të dërgojnë kontributet dhe komentet e tyre sipas fushave të përgjegjësisë.