Mbahet takimi i Zyrtarëve të Lartë BE- Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Bruksel - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/05/2023

Mbahet takimi i Zyrtarëve të Lartë BE- Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Bruksel

Në datën 15 Maj 2023 në Bruksel u mbajt takimi i Zyrtarëve të Lartë BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga Zëvendësministri i Drejtësisë znj. Adea Pirdeni, Drejtori i Integrimit dhe Negociatave znj. Elona Bano si dhe nga Prokuroria e Posaçme ishte pjesë e delegacionit drejtuesi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërgjyqësor dhe Ndërlidhjes, prokurori Arben Kraja.

Në këtë takim përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë raportuan në lidhje me vijueshmërinë e zbatimeve të rekomandimeve të fokusuara mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, zhvillimet më të fundit në  bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare Eurojust dhe Zyrën e Prokurorit Publik Evropjan.

Sesioni i dytë i këtij takimi ishte i fokusuar në nxitjen e eficiencës dhe përmirësimit të aksesit në drejtësi si dhe fuqizimin e ndërmjetësimit dhe instrumentave alternative për zgjidhjen e konflikteve.

Ky event ishte një mundësi shumë e mire për t`u takuar me zyrtarët e lartë të rajonit për fushën e drejtësisë duke shkëmbyer praktikat më të mira sidomos për çështje si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe garantimi i aksesit në drejtësi.