Marrja në dorëzim e Qendrës së Shërbimit Ndihmës Juridike Parësore në qytetin e Durrësit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 15/12/2020

Marrja në dorëzim e Qendrës së Shërbimit Ndihmës Juridike Parësore në qytetin e Durrësit

Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ndoqi nga afër Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në qytetin e Durrësit. Tashmë kjo qendër ka kaluar nga mbështetja e UNDP në administrimin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe i jep një vlerë të shtuar sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti shqiptar.

Kjo Qendër gjendet në mjediset e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe është e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

Këtë javë vijojmë me çeljen e qendrave të reja në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës me mbështetjen e UNDP.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas përgjatë vitit 2021 synojnë një mbulim total të territorit të Republikës së Shqipërisë me çeljen e Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore duke ardhur më pranë qytetarëve.