Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me Drejtoreshën e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Islandë dhe Lihtenshtejni) në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz, e shoqëruar edhe nga ambasadori I Gjermanisë në Shqipëri z. Peter Zingraf.
Z.Manja shkëmbeu mendime me znj. Schütz mbi reformën në drejtësi nisur prej kohës kur znj. Schütz kryente detyrën e ambasadores në Shqipëri, vetingun, shkollën e magjistraturës dhe punën mbi hartën e re gjyqësore në Shqipëri. Ai theksoi se puna e bërë është kolosale, pavarësisht pengesave të hasura. Ata folën edhe mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit.
Sipas Ministrit të Drejtësisë hapat që ka hedhur Shqipëria dhe ato që po ndërrmer në konsolidimin e sistemit të drejtësisë, kanë erdhur edhe me mbështetjen e ngushtë të partnerëve të Bashkimit Europian dhe me gjerë, dhe për këtë ai nuk hezitoi ta falënderojë znj. Schütz dhe ambsadorin Zingraf. Ata ndanë edhe pikëpamjet e tyre mbi mënyrën e vazhdimit të punës nga misioni EURALIUS në vendin tonë.
Nga ana e saj znj. Schütz shprehu kënaqësinë për ecjen përpara të reformave të ndërrmara nga qeveria shqiptare si dhe siguroi Ministrin e Drejtësisë se mbështetja e miqve dhe partnerëve në fushën e drejtësisë do të vazhdojë të intensifikohet.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.