Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti në Tiranë një grup studentësh të magjistraturës nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga gjyqtari z. Gernot Zehelin. Takimi u karakterizua nga një atmosferë mikpritëse dhe ofroi një mundësi të veçantë për shkëmbimin e përvojave mes dy sistemeve të drejtësisë.
Në qendër të diskutimeve ishte Reforma në Drejtësi, me fokus në procesin unik të vetingut – një nga arritjet kryesore që ka ndihmuar në forcimin e besimit publik dhe rritjen e transparencës në Shqipëri. Ministri Manja vuri në dukje edhe sfidat që kanë shoqëruar këtë reformë, duke nxitur një diskutim të frytshëm mbi praktikat më të mira për drejtësinë.
Ky takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të promovuar dhe thelluar më tej reformën në drejtësi.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.