Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja ka pritur në një takim të veçantë pune kryeprokurorin e Zvicrës z.Stephan Blaettler. Manja ka shprehur kënaqësinë e tij për gjithçka biseduan me kryeprokurorin zviceran, “mik I veçantë I Shqipërisë” siç e cilësoi Ministri, dhe ka bërë të ditur mbështetjen personale që z.Blaettler jep për punën e SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme si edhe në kuadër të Eurojust. “Si Ministër i Drejtësisë kam besimin e plotë se tek z.Blaettler në krye të Prokurorisë së Zvicrës, SPAK dhe Prokuroria shqiptare kanë një mbështetës dhe bashkëpunëtor ekselent në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave”, ka thënë Ministri shqiptar I Drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.