Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, drejtuesit e IEVP (Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale) dhe drejtuesit e policisë së burgjeve. Ministri në fjalën e tij ka prekur një sërë çështjesh delikate që shqetësojnë aktualisht sistemin peniteciar, duke kërkuar përgjegjësi, e duke premtuar se sistemi i burgjeve do të ketë një monitorim të veçantë si të gjitha institucionet e tjera që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
“Eshtë duke u përgatitur rregullorja e re e burgjeve, ku çdo gjë do të përshtatet me konventat europiane për të drejtat e njeriut. Nuk menaxhohet asnjë situatë me masa represive e dënime, por vetëm në bazën e ligjeve”, ka thënë z.Manja. Ai ka kërkuar forcimin e rregullit dhe disiplinës në IEVP, por edhe ka paralajmëruar ata që abuzojnë, ose janë në dijeni dhe lejojnë abuzimet. “Të dënuarit janë privuar nga liria, por askush nuk mund t’I privojë ata nga asgjë tjetër që parashikon ligji. Nuk dua këtu të flas shumë, por po e përmbledh me një fjali, kush do e kupton: Nëse më vjen edhe njëherë tjetër ankesë për ushqimin e të burgosurve, do të shkarkoj menjehërë drejtuesin e IEVP”, ka deklaruar Ministri I Drejtësisë.
Ai ka kërkuar rregulla strikte për pandeminë e COVID, megjithëse ka vlerësuar punën e bërë në mënaxhimin e pandemisë brenda burgjeve. Megjithatë ai ka nënvizuar se çdo I burgosur, apo I paraburgosur, duhet të vaksionohet dhe për këtë duhet ndjekur një politikë bindëse brenda institucioneve si dhe transparence me publikun për situatën në vijimësi.
Në vijim ministri Manja ka prekur edhe ankesa të ardhura në rrugë të ndryshme nga vetë të burgosurit, si dhe ka kërkuar që për to, të ketë përgjigje në rradhë të parë nga vetë drejuesit e IEVP- e më pas sipas hierarkisë.
Z.Manja nuk ka harruar të përmendë edhe sistemin e gradave, hierarkinë në policinë e burgjeve, duke nënvizuar se ai do të marrë informacion të plotë nga të gjitha agjencitë e duhura shtetërore për këdo, dhe ata që e meritojnë, njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar do të jenë përherë të vlerësuar dhe do të munden të bëjnë karrierë pa frikën se miku, apo shoku I filanit vjen dhe e sposton me një fjalë goje.
Në fund z.Manja bëri të qartë se “Ministri I Drejtësisë do të marrë rolin që I takon për çdo problematikë të vjetër apo të re në të gjithë piramidën e sistemit peniteciar”.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.