Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ka emëruar në krye të Policisë së Burgjeve, Drejtuesin e Lartë Paulin Rajta. Gjatë ceremonisë, z.Manja ka bërë një rezyme të punës dhe karrierës shumë vjeçare të z.Rajta në poste të larta dhe të vështira në luftën kundër krimit, por edhe detyrave administrative të kryera me sukses prej tij. Ministri I Drejtësisë ka theksuar se Drejtori I ri I Burgjeve është I përkushtuar, I angazhuar ndaj punës e sidomos zbatues I ligjit. “Paulini ka gjithë mbështetjen time dhe jam I sigurtë se në gjithë reformat që kemi nisur në sistemin penitenciar, policia e burgjeve tashmë nuk do të mbetet pas”, ka thënë Manja.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.