Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka takuar sot drejtuesen e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve znj. Drita Avdyli. Profesioni i ndërmjetësit dhe rëndësia që i duhet dhënë këtij roli në drejtësinë shqiptare, ishte në qendër të bisedës mes dy zyrtarëve. Sipas ministrit Manja, “në drejtësinë alternative, ndërmetësi është një figurë kyçe për sigurimin e aksesit në drejtësi nga ana e qytetarëve, prandaj ata nuk duhet të jenë e as të ndihen periferikë në sistemin e drejtësisë”. Z. Manja dhe znj. Avdyli ranë dakort për zhvillimin e një strategjie bashkëpunimi me qëllim lëvizjen dhe zhvillimin e ideve që ndajnë së bashku për rolin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.