LISTA E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE TË AUTORIZUARA PËR TË OFRUAR NDIHMË JURIDIKE PARËSORE SI DHE LISTA E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË JU ËSHTË REFUZUAR APLIKIMI PËR AUTORIZIM - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/09/2020

LISTA E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE TË AUTORIZUARA PËR TË OFRUAR NDIHMË JURIDIKE PARËSORE SI DHE LISTA E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË JU ËSHTË REFUZUAR APLIKIMI PËR AUTORIZIM

Referuar Vendimit nr. 55, datë 6.2.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti”, ka përfunduar procesi i autorizimit të Organizatave Jofitimprurëse që do të ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti.

Në linkun e mëposhtëm gjeni listën e organizatave jofitimprurëse të autorizuara si dhe listën e organizatave jofitimprurëse që nuk ju është miratuar kërkesa për autorizim.

Gjithashtu, njoftojmë organizatat jofitimprurëse që nuk i është miratuar kërkesa për autorizim se mund të ushtrojnë të drejtën  e ankimimit sipas procedurës së përcaktuar në pikën 12 dhe 13 të VKM nr. 55 datë 06.02.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti”.