Ligji per pronat, shprehet Komisioni i Venecias: Ligji eshte i drejte. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/10/2016

Ligji per pronat, shprehet Komisioni i Venecias: Ligji eshte i drejte.

Komisioni i Venecias ne Sesionin e tij te dates 14-15 tetor miratoi opinionin per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, mbi ceshtjen e ligjit te pronave.

Me poshte reagimi i Ministrit te Drejtesise, z. Ylli Manjani mbi kete zhvillim:

“Ne baze te ketij opinioni, Komisioni i Venecias mbeshtet 100% ligjin e miratuar tashme per Trajtimin e Prones me argumenta shteruese dhe te pakontestueshme.

Sipas Komisionit te Venecias, ligji ne permbajtjen e tij vleresohet i drejte dhe proporcional per kushtet e Shqiperise.

Tani mbetet qe konkluzionet e ketij opinioni te ratifikohen nga gjykata jone kushtetuese dhe te mbyllet njehere e mire kontesti per kete ligj.

Shpresoj qe Gjykata Kushtetuse ta mbylle sa me pare kete gjykim nen driten e argumenteve te paraqitura tashme nga Komisioni i Venecias.

Nderkohe ATP vazhdon procesin e zbatimit te ligjit normalisht.

Pershendes Komisionin e Venecias per kete qendrim parimor dhe qe mbeshtet teresisht ligjin per Trajtimin e Prones”.