Letra zyrtare për KLD – “Janë promovuar kundra ligjit disa gjyqtarë” - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/04/2014

Letra zyrtare për KLD – “Janë promovuar kundra ligjit disa gjyqtarë”

  1. Letra drejtuar z.Elvis Çefa

 

Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço i është drejtuar sot përmes një letre zyrtare,  Zv/Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Elvis Çefa.

 

Përmes kësaj letre zyrtare, Ministri Naço shpreh shqetësimin e tij mbi promovimin e disa gjyqtarëve në kundërshtim me ligjin.

 

Ministri Naço vëren se nuk është marrë fillimisht në shqyrtim kërkesa e ish Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për këta gjyqtarë.