U zhvillua sot konferenca mbi sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit, me prezencën e Kryeprokurorit të DNA Rumani z. Bologa. Kryeprokurori Bologa ndau me ne eksperiencën që ka kaluar Rumania në luftën kundër korrupsionit.
Pjesë e panelit ishte dhe euroambasadori Luigi Soreca, për mbështetjen që Delegacioni Evropian i ka dhënë Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion në qasjen parandaluese dhe atë ndërgjegjësuese.
Gjithashtu dhe Sekretarja ekzekutive e GRECO-s, znj. Hane Juncher, ndau përvojën dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal kundër korrupsionit, përmirësimin e masave të konfiskimit të pasurive dhe rikuperimit të aseteve.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Arben Kraja dhe Drejtuesja e BKH-së znj. Aida Hajnaj.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.