Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike

Njoftimi për zhvillimin e procedurave përzgjedhëse për avokatët dhe organizatat jo fitimprurëse, që do të nënshkruajnë kontratën e ofrimit të ndihmës juridike për vitin 2016.

Neni 4

Kriteret për avokatët dhe zyrat e avokatisë

  1. Avokatët ose zyrat e avokatisë që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën juridike duhet të kenë ushtruar profesionin e avokatisë për të paktën 2 vjet.

2.  Avokatët ose zyrat e avokatisë që  dëshirojnë të ofrojnë ndihmën juridike duhet të   paraqesin në Komisionin Shtetëror këto dokumente:

  1. Kërkesën, në të cilën të paraqitet edhe adresa dhe numri i telefonit.
  2. Vërtetim nga dhoma rajonale e avokatisë për përvojën në ushtrimin e profesionit të avokatit për të paktën 2 vjet.
  3. Curriculum Vitae të avokatit apo avokatëve që përbëjnë zyrat e avokatisë së bashku me dokumentacionin provues të tyre të noterizuar.
  4. Vërtetim të shlyerjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit.

e)  Dy rekomandime, në të cilat të përshkruhet njëherësh eksperienca në punë, përvoja në fushën e ndihmës juridike, cilësitë profesionale të kërkuesit, si dhe reputacioni dhe integriteti

moral. Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesit në pjesën e mbylljes së zarfit.

f) Vërtetim se avokati apo pjesëtarët e zyrës së avokatisë nuk janë deri në kohën e aplikimit c   në procedim disiplinor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

3.  Avokati apo zyra e avokatisë të cilit i është zgjidhur kontrata e shërbimit të ndihmës juridike nuk ka të drejtë të aplikojë.

Neni 5

Zgjedhja e avokatëve

Subjekti i cili me vendim të Komisionit kualifikohet për të përfituar ndihmë juridike ka të drejtë të zgjedhë avokatin në bazë të listës të vënë në dispozicion nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike.

Lista përmban emrat e avokatëve sipas fushës së kualifikimit profesional si dhe dokumentat shoqërues përkatës. Avokati duhet të ndihmojë kërkuesin e ndihmës juridike që të plotësojë formularin për kërkimin e ndihmës juridike në formën e përfaqësimit në gjykatë për çështjet civile dhe administrative”dhe të plotësojë vetë formularin e kërkimit të ndihmës juridike të llojeve të tjera, nëse ka.

Neni 6

Kriteret për Organizatat Jofitimprurëse

  1. Organizatat Jofitimiprurëse që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën juridike të financuar nga shteti duhet të kenë të paktën 3 vjet përvojë në fushën e ofrimit të ndihmës juridike, të jenë të regjistruara dhe të kenë në misionin e tyre ofrimin e shërbimit ligjor.

2.   Organizatat Jofitimiprurëse që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën jurdike të financuar nga shteti duhet të paraqesin në Komisioni Shtetëror këto dokumenta:

  1. Kërkesën, në të cilën të paraqitet edhe adresa dhe numri i telefonit.
  2. Dokumentacion që të vërtetojë ushtrimin e veprimtarisë sipas pikës 1 të këtij neni.
  3. Curriculum Vitae të OJF-së dhe të avokatëve që do të ofrojnë ndihmë juridike së bashku me dokumentacionin provues të tyre të noterizuar. Avokatët duhet të kënë përvojë në ushtrimin e profesionit të avokatit për të paktën 2 vjet.
  4. Vërtetim të dorëzimit të rregullt të bilancit të fundit vjetor.

dh) Dy rekomandime, në të cilat përshkruhet njëherësh eksperienca në punë, përvoja në           fushën e ndihmës juridike, cilësitë menaxheriale, ekspertiza teknike e stafit dhe korrektesia.

Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesit në pjesën e mbylljes së zarfit.

  1. Vërtetim se avokatët nuk janë në procedim disiplinor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë deri në kohën e aplikimit.
  2. Një deklaratë me shkrim për vizionin e tyre për ofrimin e ndihmës juridike.

3. Organizata Jofitimprurëse të cilës i është zgjidhur kontrata e shërbimit të ndihmës juridike nuk ka të drejtë të aplikojë.

KRYETARI

BLEGINA AGOLLI