Mbi hartimin e projekt Planit të Veprimit 2020-2023, në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut, 2019-2023 - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/01/2020

Mbi hartimin e projekt Planit të Veprimit 2020-2023, në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut, 2019-2023

Ministria e Drejtësisë është në proces hartimi të projekt Planit të Veprimit 2020-2023, në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut, 2019-2023. Ky projekt plan veprimi është dokumenti i parë i hartuar në këtë fushë, me qëllimin rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për rëndësinë e zbatimit të ligjit.
Dokumenti plan veprimi është një projekt paraprak. Ministria e Drejtësisë mirëpret çdo kontribut, rekomandim, sugjerime nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, biznesi, partnerët etj.
Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.
Mendimet dhe propozimet tuaja mund të dërgohen në adresë Rovena.Pregja@drejtesia.gov.al, deri në datë 26 janar 2020.

 

PV SELP 2020-2023 _ draft 20 janar 2020