Ftesës për pjesëmarrjen në tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për Kapitullin 23 "Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore" si dhe Kriterin Politik - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 02/10/2019

Ftesës për pjesëmarrjen në tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” si dhe Kriterin Politik

Referuar të urdhrit nr. 113 datë 30.08.2019 të Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e institucionit kryesues për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe “Kriteri Politik” është duke ngritur dhe organizuar tryezat e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për këto kapituj.

Për të qënë pjesë e këtyre tryezave ftohen përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, mediave të cilët kanë interes të veçantë si dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushën e gjyqësorit, anti korrupsionit dhe të drejtave te njeriut si pjese e kapitullit 23.

Për ngritjen e tryezave, pranimi apo refuzimi i aplikimeve bëhet nga grupet ndërinstitucionale të punës. Në rastin e anëtarëve të rinj, pranimi ose refuzimi i aplikimit bëhet nga drejtuesit e grupeve nderinstitucionale të punës. Refuzimi i aplikimit mund të jetë githmonë i arsyetuar.

Përfaqësimi i tryezave në bordin drejtues bëhet përmes zgjedhjes nga të gjithë anëtarët e tryezave të ngritura të dy përfaqësuesve për secilën prej kategorive të sipërpërmendura. Dy kandidatët e secilës kategori më shumë të votuar nga anëtarët e tryezave të pranishëm në votim përzgjidhen në bordin drejtues.

Aplikimi kryhet duke depozituar nje letër interesi dhe CV të personit apo grupimit që përfaqëson brenda datës 20.10.2019 në adresën: nino.strati@drejtesia.gov.al, ku të jenë specifikuar eksperiencat e mëparshme në fushat e mësipërme si dhe ekspertiza që mund të japë përsa i përket procesit të integrimit evropian, më konkretisht lidhur me fushat që mbulon Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat Themelore”.

Ftesa për pjesëmarrje datë 10.02.2019

Urdhri i Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019