FTESË PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 23/09/2024

FTESË PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Ministria e Drejtësisë, në rolin e ministrisë përgjegjëse për hartimin dhe monitorimin e politikave strategjike në fushën e drejtësisë, ka përfunduar procesin e hartimit të draft Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030.

Hartimi i Strategjisë, u mbështet në një analizë të plotë të historikut të reformave të sistemit të drejtësisë duke synuar vazhdimin dhe konsolidimin e tyre dhe adresuar sfidat e reja nëpërmjet masave dhe aktiviteteve konkrete, në përputhje me të gjitha rekomandimet në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe angazhimeve të ndërmarra në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës.

Me qëllim gjithëpërfshirjen, transparencën dhe diskutimin mbi këtë dokument të rëndësishëm, Ministria e Drejtësisë, fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile, në një tryezë të hapur konsultimit, në datën 2 tetor 2024, salla Classic Room, Tirana International Hotel, ora 10:10-11.15.

Duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Shoqërisë Civile në këtë proces, lutemi konfirmimin në rast të pjesëmarrjes në adresën: Elda.Hoxha@drejtesia.gov.al