Fjala e mbajtur nga Ministrja Gjonaj në takimin me disa studentë që kanë kontribuar në dhënien e shërbimit të ndihmës ligjore falas pranë Klinikave Ligjore në fakultetet e drejtësisë publike dhe private - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/06/2021

Fjala e mbajtur nga Ministrja Gjonaj në takimin me disa studentë që kanë kontribuar në dhënien e shërbimit të ndihmës ligjore falas pranë Klinikave Ligjore në fakultetet e drejtësisë publike dhe private

Ministrja e drejtësisë zhvilloj një takim m me disa studentë që kanë kontribuar në dhënien e shërbimit të ndihmës ligjore falas pranë Klinikave Ligjore në fakultetet e drejtësisë publike dhe private.
Në fjalën e saj znj. Gjonaj u shpreh se ishte kënaqësi të takonte disa prej studentëve që kanë kontribuar në dhënien e shërbimit të ndihmës ligjore falas pranë Klinikave Ligjore në fakultetet e drejtësisë publike dhe private.
“Një bashkëpunim shumë i frytshëm jo vetëm në ofrimin e shërbimit të ndihmës ligjore falas, por edhe të ndërgjegjësimit dhe edukimit ligjor të qytetarëve, duke qenë si një ndër objektivat tanë të strategjisë së edukimit ligjor.
Në fund të takimit shpërndamë disa certifikata mirënjohje studentëve për kontributin e tyre në ofrimin e ndihmës ligjore falas për qytetarët.
Nëpërmjet 10 marrëveshjeve të bashkëpunimit, ne kemi arritur të bëjmë realitet ofrimin e ndihmës juridike parësore nga klinikat ligjore dhe studentët e angazhuar pranë tyre, bashkëpunim që do të vijojmë” tha ndër të tjera Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj.